BallinaLajmeRrëfehet i plagosuri nga protesta ku vdiqën Mon Balaj e Arben Xheladini

Rrëfehet i plagosuri nga protesta ku vdiqën Mon Balaj e Arben Xheladini

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ish-ushtari i UÇK’së që punonte si sigurim, do të plagosej nga dy plumba në sheshin e Prishtinës.

Nga vendi ku pothuajse u vra nga njësiti rumun i policisë, Zeneli thotë se mban mend gjithçka që ndodhi.

Në protestën më të dhunshme deri atëherë, kishin qëlluar aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët e ndihmuan Zenelin e plagosur.

E Arbër Vokrri që ishte fotograf i VV’së në protestë, nuk harroi që gjithë këtë ngjarje ta dokumentonte.

Por, si absolvent i mjekësisë, Vokrri tregon se si i dha edhe ndihmën e parë kolegut nga Vetëvendosje.

Zeneli ishte bartur nga aktivistët për ta dërguar pastaj me taksi në QKUK, ku edhe mori trajtimin e parë.

Por, me kaq ndërhyrjet kirurgjike nuk përfunduan për ish ushtarin e UCK-së.

Ai u transportua për në Shkup, pasi mjekët besuan se Zeneli nuk do të shpëtonte i gjallë.

E pas 3 jave në komë, e disa ndërhyrjeve në Prishtinë e Shkup, ai arriti t’i shpëtoj vdekjes.

Pasi u kthye në familje, ai mori një telefonatë nga mjekët amerikanë që e trajtuan në fillim e të cilët ishin skeptik që ai do të shpëtonte.

Plumbat vazhdon t’i ketë në trup ani pse kanë kaluar 13 vite.

Zeneli thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë se drejtësia nuk do të vihej në vend, për këtë arsye shprehet se është dëshpëruar.

Në protestën e VV’së të organizuar kundër propozimit të Ahtisarit e në kërkim të vetëvendosjes u vranë 2 pjesëtar të kësaj lëvizje e 84 të tjerë u plagosën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz