back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeRrahu nxënësin me shkop, suspendohet arsimtari i gjuhës shqipe

Rrahu nxënësin me shkop, suspendohet arsimtari i gjuhës shqipe

Të ngjajshme

Vritet një grua nga Kosova në Zvicër

Një grua me orgjinë nga Kosova që jetonte në...

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...
- Advertisement -

Arsimtari i cili para dy ditësh me shkop prej druri e ka rrahur një nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Butel është suspenduar derisa të mos zbardhet rasti, transmeton Almakos.

- Advertisement -

“Me 8 maj të vitit 2018, kryetari i Komunës së Butelit, Velimis Smilevski dhe Departamenti për punë publike, janë njoftuar për torturim fizik të një nxënësi nga ana e arsimtarit në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”.

Ndihmës drejtori dhe pedagogu i shkollës menjëherë e kanë informuar prindin e nxënësit dhe e kanë thirrur në shkollë. Është kryer bisedë me nxënësin, prindin dhe arsimtarin. Pas bisedës, prindi e ka dërguar fëmijën në kontroll mjekësor ku është vërtetuar se ka lëndime të dukshme.

Pas kryerjes së kontrollit, me detyrë zyrtare mjeku e ka paraqitur rastin në MPB prej ku i kanë vizituar prindin dhe shkollën për mbledhjen e informacioneve dhe deklarata nga shërbimet dhe personat përgjegjës”, thuan nga Komuna Butel.

MPB vërtetoi se është lënduar një nxënës 13 vjeçar, i cili me shkop është rrahur nga arsimtari i tij. Ashtu si marrim vesh, dhunuesi ka qenë arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Nga Komuna shtuan se në pajtim me Ligjin për arsim fillor dhe ligjin për raportet e punës, organi udhëheqës i shkollës fillore ditën e njëjtë ka sjell vendim për suspendimin e arsimtarit deri në vendimin përfundimtar i bazuar në mendimin e komisionit diciplinar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz