Deputeti nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani me anë të një postimi ka kritikuar ashpër Rron Gjinovcin dhe Shkëlzen Gashin, dy aktivistët që janë pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.
Rrahmani në postimin e bërë tha se këta dy aktivistë janë fytyra dhe forma e qeverisjes së Kurtit.
“Rroni dhe Xeni përfaqësojnë modelin se si Albini e sheh shoqërinë tonë, njerëz që mbështesin degjenerimin, marrin pjesë në parada dhe bëhen pjesë e organizimeve të tilla, janë kundër familjes tradicionale, shfaqin nostalgji për Jugosllavinë dhe angazhohen për rikthimin e atij sistemi, duke sfiduar vlerat e luftës.”, tha Rrahmani ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë.
Rroni dhe Xeni përfaqësojnë modelin se si Albini e sheh shoqërinë tonë, njerëz që mbështesin degjenerimin, marrin pjesë në parada dhe bëhen pjesë e organizimeve të tilla, janë kundër familjes tradicionale, shfaqin nostalgji për Jugosllavinë dhe angazhohen për rikthimin e atij sistemi, duke sfiduar vlerat e luftës.