Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur pas një rrahjeje fizike në një kafene në afërsi të Xhamisë së Llapit, në Prishtinë.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se autoritetet janë duke e trajtuar rastin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.
Sipas Policisë, hetimet lidhur me rrethanat e incidentit tashmë kanë filluar dhe njësitë përkatëse janë në terren./Lajmi.net/