Rrahje mes pesë personave në Gjakovë, plagoset njëri prej tyre
dp

Lexo edhe“S’ka vend për kriminelë në Policinë e Kosovës” -Koloneli Nexhmi Krasniqi, e zyrtari i ministrisë të arrestuar nën dyshimin për marrje të parave me detyrim

Pesë persona (tre prej tyre me nënshtetësi gjermane), janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjakovë.
Në këtë ngjarje është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë njëri prej tyre është plagosur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Lexo edhe“S’ka vend për kriminelë në Policinë e Kosovës” -Koloneli Nexhmi Krasniqi, e zyrtari i ministrisë të arrestuar nën dyshimin për marrje të parave me detyrim
Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen.
Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”./Indeksonline/