BallinaRegjionaleMitrovicëRrahje mes disa personave në Mitrovicë, përdoret edhe thika

Rrahje mes disa personave në Mitrovicë, përdoret edhe thika

Të ngjajshme

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Shefi i “SHELL”-it: Evropianët rrezikojnë të mbesin pa karburante!

Kreu i “Shell”-it ka paralajmëruar se Evropa rrezikon mungesë...

Në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 22:20, të datës 01 shtator 2020, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, raportohet për një rrahje në progres në mes të disa personave, policia ka dal në vend të ngjarjes, ku personat në fjale ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga spitali rajonal Mitrovice është marr informata se një person i mitur që ka qenë i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihme mjekësore pasi që kishte marr lëndime nga një mjet i fort (thikë), personit në fjale është i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes se trajtimit është liruar në shtëpi.

Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy persona të dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.

Nga personat e dyshuar në fjalë si provë materiale është konfiskuar një mjet i fort (thikë).

Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH., 16 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar me udhëzim te prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz