BallinaRegjionaleMitrovicëRrahje e të rinjve në Mitrovicë, plagoset 17 vjeçi, arrestohen 6 të...

Rrahje e të rinjve në Mitrovicë, plagoset 17 vjeçi, arrestohen 6 të dyshuar

Të ngjajshme

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Ka filluar protesta e serbëve në pikëkalimin kufitar në...

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Si pasoj e një përleshje ndërmjet një grupi te rinjsh  një 17 vjeçar, ka mbetur i plagosur, rasti është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasdites të datës 22 shtator 2016, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë, njofton kumtesa, transmeton “Zeri.info”.

Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur  kishte mbetur një i ri:17 vjeçar, plagosja i te cilit ishte shkaktuar nga një mjet i mbrehtë dyshohet te jetë thikë, ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin e Mitrovicës, ku më pas është transferuar për në QKU.

Mbi bazën  e gjurmëve te mbetura ne vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore,  hetuesit policor kanë identifikuar  gjashtë persona tjerë të rijnë të dyshuar për  përfshirje në  ngjarje, ndërsa ne cilësi te provës materiale është konfiskuar një thikë, thuhet me tej në njoftim.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent,  nga gjashtë dyshuarit,  pesë nga ta lirohen për procedurë te rregull, ndërsa njërit nga ta i është caktuar masa e ndalimit policor për  24 orë.

Bazuar në pasojat e ngjarjes  sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë,  pjesëmarrje në rrahje’’./Zeri./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz