Rrahje e rëndë në Skenderaj, viktima pëson lëndime të rënda trupore
01

Lexo edheSupremja vendos për ankesën e Lushtakut, lidhur me kandidaturën për kryetar të Skënderajt

Një rrahje e rëndë ka ndodhur në rrugën 28 Nëntori në Skenderaj. Një mosmarrëveshje mes dy personave ka përfunduar me rrahje, ku viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, shkruan Drenica Press.
Policia e Kosovës në raportin e saj rreth kësaj ngjarje thotë se: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore , ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /DRENICA PRESS/

Lexo edheSupremja vendos për ankesën e Lushtakut, lidhur me kandidaturën për kryetar të Skënderajt