Rrahje dhe gjuajtje me armë në Drenas
03

Lexo edheE kërkonte policia për grabitje të armatosur, arrestohet Rama nga Drenasi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Gllobar të Drenasit është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, i cili për shkaqe ende të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.
Sipas viktimës i dyshuari kishte vrapuar pas tij dhe duke e goditur ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, transmeton Drenica Press
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë e fishekëve, ndërsa me urdhër të prokurorit është bastisur lokali ku dyshohet se i dyshuari e kishte armën por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Drenica Press/
Lexo edheE kërkonte policia për grabitje të armatosur, arrestohet Rama nga Drenasi