BallinaRegjionaleDrenasRrahje brutale mes dasmorëve në një restorant në Drenas, dy familje të...

Rrahje brutale mes dasmorëve në një restorant në Drenas, dy familje të përfshira

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Të rralla janë rastet e përleshjeve mes familjarëve nëpër ahengje të ndryshme në Kosovë. Por ndonjëherë festat eskalojnë, për çka duhet të intervenojë Policia.

Kështu ka ndodhur në një dasmë që u mbajt në një restorant në Poklek të Drenasit, pasi u rrahën disa persona, shkruan Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ndodhi të premten në mbrëmje, kur për motive ende të panjohura katër dasmorët u kapën keq mes vete. Tre prej tyre pësuan lëndime trupore, për çka morën trajtim mjekësor në Drenas e QKUK, e më pas përfunduan në Polici për të dëshmuar në lidhje me rastin.

Burimet nga Prokuroria thonë se dy prej të dyshuarve janë nga e njëjta familje dhe dy të tjerë nga një familje tjetër. Ata janë shoqëruar në stacion, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me dy vepra penale “kanosje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që tre prej tyre të hetohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër të ndalohet për 48 orë, për “kanosje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz