back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeRrahja në BeerFest, si tentoi këngëtari t’i ndalë të rinjtë që po...

Rrahja në BeerFest, si tentoi këngëtari t’i ndalë të rinjtë që po e godisnin fort njëri-tjetrin

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Performanca e këngëtarit nga Shqipëria, Alban Skenderaj, mbrëmë u ndal në gjysmë, në Festivalin e Birrës në Prishtinë. Kjo pasi që derisa ai po këndonte, disa të rinj u rrahën në mes vete, disa u arrestuan e të tjerë përfunduan në spital. Gjatë tërë kësaj kohe, këngëtari mbeti në skenë, duke thënë “Stop”, që përleshja të ndalej. T7 ka kapur momentin kur ndodhi ngjarja.

- Advertisement -

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në Festivalin e Birrës, “BeerFest”, derisa në skenë po performonte këngëtari Alban Skenderaj. Ky ka kërkuar nga sigurimi që të intervenonte për të ndalë përleshjen.

Për shkak të kësaj rrahje, Policia ka arrestuar gjashtë persona kurse dy për shkak të plagëve të marra janë dërguar në emergjencë.

Policia e Kosovës ka treguar se rreth orës 22:35 në Prishtinë është raportuar një rrahje në mes disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar në stacion policor dhe dy nga ta kanë marrë edhe lëndime trupore dhe po trajtohen.

“Me datë 25.07.2019 se rreth orës 22:35 ne Prishtine është raportuar nje rrahje ne mes te disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar ne stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lendime trupore te cilët po trajtohen. Janë duke u kryer hetime lidhur me rastin dhe detaje tjera do te behen te ditura pas perfundimit te procedurave ligjore”.

Përkundër këtij incidenti Festivali i Birrës vazhdoi.

Ditë më parë, për shkak të përleshjes mes disa personave gjatë Festivalit të Birrës dhe Verës, ministri Endrit Shala kishte marrë vendim për mbylljen e këtij festivali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz