BallinaLajmeRrah nënën pas një mosmarrëveshje për të holla

Rrah nënën pas një mosmarrëveshje për të holla

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Një person me inicialet G.G nga Gjakova ka rrahur nënën e tij, pas një mosmarrëveshje për të holla. Pas njoftimit nga familjarët policia ka arrestuar personin në fjalë, shkruan Gazeta Metro.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.G., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur me datë 20.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa te hollave të cilat i pandehuri i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e sulmon fizikisht atë ,duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.G., ka kryer veprën penale “ Sulmi”, nga neni 187 paragrafi 3. Lidhur me paragr.1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz