Roussef: Nuk kam kryer asnjë krim
dp

Lexo edheZyrtarët që kanë dhënë dorëheqje në Maqedoni do të mund të kenë trupëroje edhe për një vit (Dokument)

Presidentja braziliane, Dilma Rousseff deklaroi sot në Senat se nuk kishte kryer asnjë krim ndërsa po mbrohej personalisht në procesin e nisur për shkarkim me akuzën për mashtrime me fondet publike.
“Nuk kam kryer asnjë krim, nuk kam kryer krime për të cilat po gjykohen në mënyrë të padrejtë”, pohoi udhëheqësja e majtë, e pezulluar nga detyra më 12 maj.
Roussef u shpreh se ishte viktimë e një grushti shteti kundër Kushtetutës për të sjellë në pushtet një “qeveri uzurpatorësh” në kundërshtim me 54 milionë brazilianëve që e rizgjodhën në 2014.

Lexo edheZyrtarët që kanë dhënë dorëheqje në Maqedoni do të mund të kenë trupëroje edhe për një vit (Dokument)