Ronaldinho i tregon arsyet se përse iu kthye futbollit në moshën 46-vjeçare

Ronaldinho është me të vërtetë një lojtar i ri i Ravennas. Ka nga ata që thonë se nuk bëhet fjalë për një marifet publicitar, por gjithçka të çon pikërisht në këtë përfundim.
Objektivi është ta shënojë një gol – i cili nuk do të ishte një shifër e rrumbullakët – vetëm për t’ia dhënë futbollit profesionist italian një rekord të ri, shkruan “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Braziliani regjistrohet si lojtar në moshën 46-vjeçare, në një moment kur është e qartë se nuk mund t’i përballojë më ritmet e futbollit profesionist.

A kemi kaluar tashmë në futbollin e influencerëve? Është e qartë se Ronnie është një futbollist i madh, por që në vitin 2012 nuk ishte më në nivelin që e kërkonte Serie A.
Kjo i ngjan shumë një operacioni marketingu, ndoshta jo të kushtueshëm nga ana ekonomike, por paksa i tillë nga pikëpamja teknike. Një bast që, ndoshta, është fituar që tani.
“Kam thënë po për Ravennan për të gjithë miqtë që janë këtu dhe që e kanë bërë një projekt të mrekullueshëm. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe pres shumë gjëra të mira. Shpresoj të jap shumë nga vetja ime, edhe për t’ju shpërblyer për praninë tuaj sot. Jam këtu për t’i ndihmuar bashkëlojtarët për të fituar nëse është e mundshme. Ju falënderoj nga zemra që jeni këtu”, tha ish-përfaqësuesi brazilian.

Lexo edheFutbollisti serb arrestohet në Portugali me një ton e gjysmë kok*inë dhe armë lufte
“Në Itali kam pasur kujtime të bukura dhe goli në derbi ishte momenti më i mirë. E ndjek gjithmonë Milanin, është një skuadër që më pëlqen shumë, Modric është njëri prej më të mëdhenjve, do më pëlqente nëse do të organizohej një miqësore Ravenna – Milan”, shtoi Dinho.

“A do të luaj? Për këtë vendos trajneri”, thotë tutje duke qeshur braziliani. “Do të më shihni, unë jam në formë. Jam mirë…”, përfundoi ai.
Për transferimin e Ronaldinhos foli Ignazio Cipriani, president i Ravennas.
“Është ai që e ëndërron golin dhe ne e duam atë. Ndoshta goli i tij do të na ndihmojë ta shembim stadiumin, në mënyrë që ta ndërtojmë direkt një të ri. Ëndrra është të rikthehemi në Serie A me të si ortak. Ai tashmë u ka sjellë gëzim dhe lumturi të gjithë tifozëve.” /Gazeta Express














