back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditRomanca e Kylie dhe Timothée shfaqet në “The Kardashians” pas thashethemeve për...

Romanca e Kylie dhe Timothée shfaqet në “The Kardashians” pas thashethemeve për ndarje

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

“The Kardashians” i dha një referencë të nënkuptuar romancës së Kylie Jenner me Timothée Chalamet në episodin më të fundit të reality show-t në Hulu.

“Besoj se do të doja të bëja ‘Freaky Friday’ me Kylie-n. Dhe do e bëja sepse, hello, është Kylie Jenner. Kemi shoqe cool, kemi kafshë qejfi, jetojmë në një përrallë,” tha motra e Kylie-t, Khloé Kardashian, gjatë xhirimeve të një promoje “Freakier Friday” me nënën e tyre, Kris Jenner.

“Ne nuk po dalim me basketbollistë,” shtoi ajo, duke iu referuar faktit që vetë ka qenë në lidhje me lojtarët e NBA-së Tristan Thompson dhe Lamar Odom. “Ne po shkojmë nëpër ndeshje, ulur courtside, baby!”

Kylie Jenner, 28 vjeç, është parë disa herë ulur në rreshtin e parë pranë fushës, duke bërë tifo për ekipin e preferuar të të dashurit të saj, New York Knicks.

Ky “hint” i butë vjen pak kohë pasi u përfol gjerësisht se çifti ishte ndarë në heshtje në fillim të këtij muaji.

Fansat nisën të spekulojnë se lidhja kishte marrë fund pasi Chalamet mungoi në festën e 70-vjetorit të Kris Jenner, ku morën pjesë shumë personazhe të njohur.

Më vonë, një burim sqaroi se aktori i “Dune” nuk ishte pjesë e eventit sepse aktualisht është i zënë “duke xhiruar dy projekte shumë të mëdha”.

Kylie, megjithatë, i hodhi poshtë thashethemet vetëm pak orë pasi u raportuan, duke bërë “like” një videoje në Instagram të postuar nga Chalamet.

Vetëm javën e kaluar u raportua se çifti po e kalon bashkë Ditën e Falënderimeve, pavarësisht axhendës së ngarkuar të Chalamet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz