back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRoma, lëkundet stoli i Garcias

Roma, lëkundet stoli i Garcias

Të ngjajshme

Çitaku: Pa shumicë të re parlamentare më 28 dhjetor, demokracia shkon drejt fundit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

 

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në Romë kanë filluar tashmë të mendojnë për atë që mund të jetë zëvendësuesi i mundshëm i Garcias në stol.
Walter Sabatini e konfirmoi por e ardhmja e Rudi Garcias në krye të Romës nuk duket më aq e sigurtë. Pavarësisht deklaratave të drejtuesit verdhekuq se trajneri francez është në shtëpinë e tij rezultatet e arritura së fundmi në kampionat por dhe në Kupë, ku kryeqytetasit u eliminuan nga Fiorentina në cerekfinale kanë bërë të rritet presioni mbi stolin e verdhekuqve. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në Romë kanë filluar tashmë të mendojnë për atë që mund të jetë zëvendësuesi i mundshëm i Garcias në stol dhe emri më i lakuar është ai i Walter Mazzarrit.
Madje “Tuttosport” shkruan se është pikërisht Walter Sabatini, që po mendon seriozisht për afrimin e ish-trajnerit të Interit në “Olimpico”. Por dhe nëse Garcia nuk shkarkohet mund të jetë ai vetë që mund të kërkojë largimin nga Roma, pasi në adresë të tij kanë mbërritur oferta joshëse sic është ajo e Paris Saint Germain që e shikon si zëvendësues të Blanc por dhe e stolit të Barcelonës, me Luis Enriquen që nuk është shumë i dëshiruar në “Camp Nou” sidomos pas konfliktit me Messin.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz