Rodri iu nënshtrohet testeve mjekësore te Barcelona
dp·

Rodri ka nisur testimet mjekësore, një ditë pas nënshkrimit me Barcelonën.
Mesfushori spanjoll u lajmërua sot herët në kampin katalunas për të kryer testimet e nevojshme fizike dhe mjekësore, para se të nisë sezoni i ri, shkruan IndeksOnline.
Rodri mbrëmë u prezantua si lojtar i Barçës, duke nënshkruar kontratë deri më 2030.
Spanjolli iu bashkua ekipit pas një sage diskutimesh ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt.
Largimi i disa lojtarëve nga katalunasit liruan hapësirën për pagën dhe kompletimin e blerjes së futbollistit në radhë të parë.

Lexo edhePogba largohet nga Monaco pas vetëm një sezoni














