Robin Krasniqi viziton Prekazin, i tregon botës heroizmin e familjes Jashari (Foto)
Boksieri më i mirë shqiptar në botë, Robin Krasniqi ka vizituar Prekazin për të nderuar veprën heroike te komandantit legjendar, Adem Jashari.
Krasniqi është treguar falënderues për veprën e familjes Jashari që falë tyre erdhi liria.
Ai gjithashtu në gjuhën gjermane ka treguar historinë e 19 viteve më parë, kur Adem Jashari ra heroikisht së bashku me anëtarët e familjes.
“Përjetësisht FALËNDERUES për veprën e Bacës Adem Jashari dhe mbarë Familjes Jashari në Prekaz. Atdhedashuria e tyre është LIRIA e jonë sot.”

Lexo edheDemolohet stadiumi në Mitrovicë (FOTO)
“19 vjet më parë këtu në Prekaz (Kosovë) një nga masakrat më të mëdha të disa dekadave të fundit të historisë evropiane. Paraushtarakët serb masakruan 56 anëtarët e familjes së madhe shqiptare të Jasharajve, gratë, fëmijët dhe njerëz të paaftë për luftë. E sakrifikoi familjen dhe veten, kundër mbi 2.000 terroristëve dhe mbrojti deri në plumbin e fundit. Kjo familje meriton respektin më të lartë të njeriut.”, ka shkruar Krasniqi. /IndeksOnline/














