BallinaLajmeRizvanolli pret delegacionin e Bankës Botërore, theksohet thellimi i partneritetit në energji...

Rizvanolli pret delegacionin e Bankës Botërore, theksohet thellimi i partneritetit në energji dhe miniera

Të ngjajshme

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti sot në takim një delegacion të lartë të Grupit të Bankës Botërore, të kryesuar nga Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e Wiebke Schloemer, Drejtoreshë e IFC-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, si dhe Marcelo Castellanos, Menaxher i Lartë i Vendit i IFC-së për Evropën Juglindore.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe planet për thellimin e mëtejmë të partneritetit në fushat prioritare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në sektorët e energjisë dhe minierave.

Palët vlerësuan lart bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Grupit të Bankës Botërore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhe teknike ndër vite.

“Bashkëpunimi ynë me Grupin e Bankës Botërore ka qenë i qëndrueshëm dhe me rezultate konkrete, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve strategjikë të vendit,” u tha gjatë takimit.

Po ashtu, u theksua gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin në fusha ku partneriteti ka dëshmuar sukses, përfshirë ankandet e energjisë së ripërtëritshme, zhvillimin e kornizës rregullative dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

Ministrja Rizvanolli e cilësoi Grupin e Bankës Botërore si një partner strategjik për vendin.

“Ministria e Ekonomisë e konsideron Grupin e Bankës Botërore një partner me rëndësi të veçantë në mbështetjen e reformave, avancimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e projekteve që rrisin sigurinë energjetike dhe nxisin rritjen e qëndrueshme ekonomike,” theksoi ajo.

Në takim u vlerësua gjithashtu se modelet e zhvilluara në Kosovë në fushën e efiçiencës së energjisë, përfshirë Fondin e Kosovës për Eficiencë të Energjisë, po shihen me interes edhe në nivel rajonal si shembuj të suksesshëm.

Delegacioni i Grupit të Bankës Botërore rikonfirmoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në përputhje me prioritetet qeveritare dhe objektivat e përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, me fokus të veçantë në sektorët kyç si energjia dhe minierat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz