back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRizvanolli: KEK-u nga sot i furnizon me rrymë bizneset që dolën në...

Rizvanolli: KEK-u nga sot i furnizon me rrymë bizneset që dolën në treg të lirë, ato të nënshkruajnë marrëveshje ose të gjejnë furnizues alternativ

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nga sot furnizon të gjitha ndërmarrjet që kanë dalur në treg të lirë të energjisë elektrike dhe të cilat nuk kanë arritur ende të nënshkruajnë kontrata furnizimi.

“KEK njofton se energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme, pra 1 qershor, është siguruar me çmim mesatar prej 64.55 €/MWh përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Rizvanolli u bëri thirrje ndërmarrjeve që “në afat sa më të shkurtër dhe brenda atatit ligjor të nënshkruajnë marrëveshjen e furnizimit me KEK si FMF, ose të gjejnë furnizues alternativ”.

“KEK është në dispozicion për informata rreth furnizimit përmes mundësisë FMF. Nga ZRrE presim të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë, nërsa Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë ndërmarrjet që tashmë kanë dalur në treg për të bërë zgjidhjet më të favorshme për biznesin e tyre”, shkroi ajo.

“Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë e më i shpejtë do të jetë tranzicioni për to”, thotë ministrja në detyrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz