Rivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”
dp

Lexo edheKrejt çfarë dihet për ‘Operacionin Rrjeti i Merimangës’, përmes të cilit Ukraina i shkaktoi Rusisë dëme prej 7 miliardë dollarësh

Opinionisti Shenoll Muharremi i ktheu Artane Rizvanollit një komunikatë të Ministrisë së Ekonomisë ku shtrenjtimin e energjisë elektrike – për të tretën herë me radhë gjatë qeverisjes së Vetëvedosje – e arsyetonin me çmim të lartë në burs nga ku importohej. Hiç më larg se dje, Artane Rizvanolli, iu referua rrymës së blerë në bursë shqiptare me nëntekste: qe sa lirë.
Postimi i plotë:
Kur dojshin me na rritë çmimin e rrymës, na thojshin “€151 kushton MW mesatarja në bursa për me ble energjinë.” Kjo është komunikata e Ministrisë së Ekonomisë para disa javësh.

Lexo edheKrejt çfarë dihet për ‘Operacionin Rrjeti i Merimangës’, përmes të cilit Ukraina i shkaktoi Rusisë dëme prej 7 miliardë dollarësh
E so, kur po ju konvenon, po e nxjerrin një çmim krejt tjetër, në një ditë me kërkesën më të ulët të vitit, dhe përdorin një çmim joreal, spekulativ të çastit.
Kështu nuk shkon.
Ekonomia, bizneset, prodhuesit janë tonat. Duhet me qenë përkrahës ndaj tyre, jo spekulativ. Bizneset tona, që gjenerojnë gjysmën e ekonomisë, janë përjashtu nga tregu i rregulluar pa përgatitjet e duhura dhe kjo është e papranueshme.