BallinaLajmeLajmet e FunditRita Ora ngacmon imagjinatën me një fotografi provokuese ndërsa paralajmëron projektin e...

Rita Ora ngacmon imagjinatën me një fotografi provokuese ndërsa paralajmëron projektin e ri muzikor: Nxehtësia vjen më 6 qershor!

Rita Ora siguroi vëmendjen e të gjithëve me një postim të zjarrtë në rrjetet sociale të shtunën, teksa vazhdon të ngacmojë fansat për këngën e saj më të re që do të publikohet së shpejti.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq në një bikini portokalli tejet të vogël, duke treguar format trupore të tonifikuara, ndërsa e kompletoi pamjen me vathë të artë në formë unazash, një varëse të madhe dekorative dhe një zinxhir të hollë në bel, shkruan DailyMail.

Me flokët biondë të errët të kapura në një stil të thjeshtë, Rita shkëlqeu nën rrezet e diellit. Në përshkrimin e postimit, ajo la një paralajmërim me humor për ndjekësit e saj: “Nxehtësia po vjen më 6 qershor!! Nxirrni bikinit… përndryshe!”

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ajo vazhdon të promovojë këtë projekt të ri që pritet të publikohet pas disa ditësh. Në tekstin e këngës thuhet: “Nxehtësia jote mbi mua. Seks me një shikim. Kudo që të duash. Brenda ose jashtë.”

Kënga me titull Heat do të jetë pjesë e albumit të katërt të Ritës, ende pa titull zyrtar, që vjen pas publikimit të albumit You & I në vitin 2023.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e turneut të Kylie Minogue, duke hapur koncertet e saj në fazën e parë të turit, pas një zbulese interesante: super-hiti viral i vitit 2023 i Kylie-t Padam Padam pothuajse iu dha Ritës.

Kënga synth-pop, e krijuar nga kantautorja norvegjeze Ina Wroldsen dhe producenti Lostboy, fillimisht nuk konsiderohej si një këngë për Kylie-n. Producenti i saj, Lostboy, i tha gazetës The Sun se kënga u shkrua në shkurt të vitit 2022 dhe për disa muaj nuk u publikua.

Ai shtoi gjithashtu: “Pati një moment kur Rita do ta regjistronte dhe kënga po qarkullonte te disa artistë të labelit. Po përpiqeshin ta përshtatnin, por nuk mendonin se ishte për Kylie-n”.

Rita nisi performancat e saj si artiste mbështetëse në prill, në arenën State Farm të Atlantës. Pas koncertit të parë, ajo u shpreh entuziaste: “Nata e parë e turneut, wow! Pranimi ishte i mrekullueshëm dhe jam shumë mirënjohëse për këtë mundësi që më lejon të lidhem me Amerikën e Veriut. Është një nder i madh të hapësh koncertet për një ikonë të tillë.”

Turneu Tension i Kylie Minogue do të përfundojë më 26 gusht, me ndalesat finale në Madison Square Garden në New York dhe në Capital One Arena në Washington, D.C.

Kylie është artistja australiane më e suksesshme e të gjitha kohërave për nga shitjet dhe e treta më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, vetëm së fundmi ka nisur të krijojë emër edhe në tregun amerikan, falë suksesit të Padam Padam. Në të kaluarën, Kylie ka thënë se e ka shijuar anonimitetin në SHBA, por sipas labelit të saj, ajo tani është e vendosur të depërtojë plotësisht edhe në tregun amerikan. /Telegrafi/

- Advertisement -