Risia e Microsft për ngjarjen e 26 tetorit

Është zyrtare: Microsoft do të mbajë një eveniment të rëndësishëm në Nju Jork gjatë fundit të muajit kur kompania pritet të hedhë dritë mbi kompjuterin e ri të spekuluar Surface All-in-One (AIO.)
Mungesa e një termi “Surface” apo “Harduer” ushqen akoma edhe më shumë kureshtjen e analistëve dhe mediave të industrisë. Në ftesën e 26 Tetorit Microsoft shkruan: “Shikoni çfarë ka të re prej Windows 10-tës.”
Çfarë të presim?
Duke qenë se vetë Microsoft e ka konfirmuar se përditësimi tjetër madhor i Windows 10-tës nuk do të mbërrijë përpara Janarit, informacionet rreth sistemit operativ pritet të jenë të pakta.

Lexo edheAsus vjen me tablet të ri
Një pyetje akoma më interesante do të ishte e ardhmja e platformës mobile të Windows. Microsoft ka shprehur një angazhim të qartë duke e përditësuar vazhdimisht përfshi edhe versionet eksperimentale të programit Windows Insider.
Dhe ajo që do të jetë në qendër të vëmendjes së këtij evenimenti, kompjuter AIO Surface. Gjatë javës një fotot e një mausi dhe tastiere që i përkasin një kompjuteri AIO u shfaqën online. Po me procesorët Kaby Lake, a do ti adoptojë Microsoft? Ky eveniment ka të gjitha përgjigjet. (PCWorld Albanian)














