back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeRinumërimi i votave mund t’i bëjë vend Nismës në Kuvend

Rinumërimi i votave mund t’i bëjë vend Nismës në Kuvend

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Rinumërimi i votave në 314 vendvotime nuk do të mundë ta përmbysë rezultatin mes dy partive të para, LVV-së e LDK-së. Mirëpo sipas njohësve të çështjeve politike, ky rinumërim ka gjasë që koalicionit Nisma – AKR – PD t’ia sigurojë ulëset në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së enjte nisi rinumërimin e votave në 314 vendvotime, për shkak të disa gabimeve teknike që kishin ndodhur gjatë numërimit. Ndonëse ende nuk ka nisur numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta, rinumërimi i votave të rregullta mund të sjellë ndryshime në rezultatin mes dy partive të para, por jo edhe përmbysje.

Sipas njohësve të çështjeve politike, numërimi dhe rinumërimi i këtyre votave mund të sjellë ndryshime edhe në rezultatet e partive më të vogla, që dolën pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tyre, ekzistojnë mundësitë që pas numërimit të tërësishëm të votave koalicioni Nisma – AKR – PD ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Analistët theksojnë se kalimi i pragut nga Nisma do të ishte mirë për skenën politike, sepse do të mundë të ekuilibronte çfarëdolloj koalicioni e madje edhe ta stabilizojë skenën politike kosovare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz