Deputetja në ardhje e PDK-së, Ganimete Musliu – numri 12 në listë – ka zhvilluar një takim domethënës me të rinjtë, duke ngritur fuqishëm zërin për realitetin e vështirë me të cilin ata janë përballur gjatë pesë viteve të fundit, shkruan Drenica Press.
Ajo theksoi se rinia e Kosovës është lënë pas dore, pa investime serioze në arsim, pa kabinete funksionale, pa teknologji moderne dhe pa një vizion të qartë për të ardhmen. Sipas saj, Qeveria Kurti ka mbyllur sytë përballë nevojave reale të të rinjve, duke zëvendësuar veprimet konkrete me propagandë.
“Sot, të rinjtë nuk po kërkojnë privilegje, por kushte dinjitoze për me mësu, me u zhvillu dhe me ndërtu jetën këtu, në Kosovë – jo me u detyru me ikë jashtë,” u shpreh Musliu.
Ajo theksoi se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se Partia Demokratike e Kosovës, me Bedri Hamzën Kryeministër, ka një plan të qartë dhe realist për rininë:
Investime serioze në arsim
Teknologji moderne në shkolla dhe universitete
Mbështetje reale dhe të qëndrueshme për të rinjtë
“Sepse Kosova nuk ecën përpara duke e lënë rininë mbrapa,” përfundoi Ganimete Musliu, duke riafirmuar përkushtimin e PDK-së për ta kthyer shpresën dhe perspektivën tek brezi i ri.
#PDK131
#BedriHamza1
#GanimeteMusliu12





