Për nder të përvjetorit të rënies së familjes Jashari me në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Rinia e PDK-së në Prishtinë vizitoi kompleksin memorial në Prekaz me ç’rast bënë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari.
“Data 5,6,7 Mars na kujton sakrificën e familjes Jashari për lirinë e vendit. Në këtë datë secili nga ne ndjen kuptimin e lirisë në heshtjen e të rënëve” – tha Kryetari i Rinisë së PDK-së në Prishtinë z.Triumf Sadikaj.
