Edhe sot ka vazhduar aksioni me moton “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksionit të sotëm iu bashkua edhe rinia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Drenas.
Në disa foto të siguruara nga Gazeta Drencia Press shihet sesi të rinjtë e AAK-së, kanë pastruar ambientet afër komunës së Drenasit, postës së qytetit, stacionit hekurudhor në Drenas, si dhe në lokalitetet tjera.
Labinot Gashi nga po ky subjekt politik, lidhur me aksionin e sotëm shkruan:
Sot me të rinjët e ARK-së dega në Drenas,vazhduam aksion për pastrimin e mbeturinave me moton:”Ta pastrojmë Kosovën”
Për një Drenas dhe Kosovë të pastër ☘