back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeRindërtimi i rrugëve në Prishtinë, opozita akuzon Shpend Ahmetin se po e...

Rindërtimi i rrugëve në Prishtinë, opozita akuzon Shpend Ahmetin se po e bën për fushatë

Të ngjajshme

Pavarësisht masës së Kushtetueses, Vetëvendosje paralajmëron emërimin e mandatarit për qeveri

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për konstituimin...

Aliu: Për 2 vjet, 500 nxënës përfituan kurse falas në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë...

EMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Renea,...

Limaj: Me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Xhevahire...

Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Komuna e Prishtinës ka filluar rindërtimin e disa rrugëve nëpër qytet, e kjo po shkakton telashe në qarkullimin e lirë të qytetarëve. Krejt kwtw, opozita në Prishtinë po e sheh si pjesë të fushatës së Shpend Ahmetit. Sipas tyre, ai po manipulon me qytetarët duke u munduar ta tregojë vetën në kohë zgjedhjesh

Gazeta Express

Në disa prej rrugëve të kryeqytetit është bërë i pamundur kalimi me vetura pasi komuna ka vendosur t’i rindërtojë ato. Kjo po u shkakton telashe qytetarëve, duke e bllokuar komunikacionin.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të shtunën një lajmërim në Facebook se po rindërtohet rruga “Vëllezërit Fazliu”. Edhe vetë Ahmeti në postimin e tij e ka pranuar se rindërtimi i rrugëve ka filluar tek në muajt e fundit.

“Sot po asfaltohet rruga Vëllezërit Fazliu. Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin, në rindërtimin e rrugës dhe trotuareve në muajt e fundit”, shkroi Ahmeti.

Rindërtimin e këtyre rrugëve opozita në Komunën e Prishtinës po e sheh si fushatë elektorale të të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Asamblistja e LDK’së në Prishtinë, Jeta Rafuna, ka thënë për Gazetën Express se është e pakuptimtë që rrugët të asfaltohen në këtë kohë me shi, por kjo sipas saj po bëhet për t’i manipuluar qytetarët.

“Kanë qenë të planifikuara me buxhetin e vitit 2019, disa prej tyre është dashur të fillojnë në pranverë, por janë vonuar. Mospunën dhe mos realizimin e investimeve kapitale tërë vitin mundohet me arsyetu duke punuar në infrastrukturë mu në kohën kur jemi në fushatë zgjedhore. Është e pakuptimtë tërë vitin kur ka qenë edhe koha e mirë mos me u punuar e tash kur edhe ka kohe me shi të mundohet të i manipulojnë qytetarët se kinse po kujdesen për ta. Për qytetaret e kanë për obligim të kujdesen 365 ditë e jo vetëm kur ka kohë të zgjedhjeve”, thotë Rafuna.

Rafuna shton se në vitin 2018 Komuna e Prishtinës ka pasur bartje të buxhetit prej 25 milionë euro e këtë vit bartja pritet të jetë me kosto edhe më të lartë.

“Por, qytetarët e Prishtinës janë të vetëdijshëm që këto punime tashmë janë vetëm për vota edhe pse Komuna e ka për obligim me realizu buxhetin me kohë dhe planifikimet që i ka bërë në infrastrukturë është dashur të kryhen më herët jo në këtë kohë”, theksoi Rafuna.

Se asfaltimi i rrugëve të kryeqytetit po shfrytëzohet për fushatë mendon edhe asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani.

Ai tha për Express se është për keqardhje që të bllokohen pothuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit për shkak të fushatës.

“Ka rreth dy vite që rrugët e Prishtinës janë në gjendje të mjerueshme dhe thuajse të pa kalueshme. Qeverisja në Komunën e Prishtinës ka vendos që pas daljes së qeveris të filloj rregullimin e këtyre rrugëve. Është për keqardhje se si për shkak të fushatës bllokohet në tërësi qyteti duke bllokuar secilën rrugë thuajse, në këtë mënyrë ka funksionuar pushteti tash e sa kohë në qeverisjet e PDK-së dhe LDK-së, ku në kohë fushate është investuar vetëm shkel e shko pa asnjë kriter”, thotë Rrahmani.

Edhe PDK’ja e Prishtinës mendon se kjo nuk është koha më e përshtatshme për t’i rindërtuar rrugët e kryeqytetit.

Asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri, ka thënë për Express se mungesën e punës nga ana e qeverisjes aktuale në Prishtinë, qytetarët do ta ndëshkojnë me votë.

“Asfaltimi i rrugëve në kohë fushate nga qeverisja Komunale e Prishtinës dëshmon mashtrimin praktik që tenton ta bëjë në këmbim të votës, por qytetari është duke e kuptuar shumë mirë këtë sjellje, dhe jam i bindur se do ta ndëshkojë mos punën e deritanishme me votë kundër Qeverisjes Komunale në Prishtinë”, ka thënë Retkoceri.

Por, ndryshe nga partitë tjera opozitare të Prishtinës mendon Fiknete Bejta nga AAK’ja, parti kjo e cila ka lidhur koalicion parazgjedhor me PSD’në e Shpend Ahmetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Bejta tha për Express se vonesat në rindërtimin e rrugëve janë bërë si pasojë e prokurimit.

“Rrugët janë të planifikuara me buxhet, ka pasur probleme të prokurimit, nëse kanë ndodhë vonesa  kanë qenë si pasojë e procedurave të prokurimit. Nuk janë duke u përdorë për fushatë”, ka thënë Bejta./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz