BallinaShowBizRikthehet rasti i Loredanës, reperja merret në pyetje nga prokurori publik në...

Rikthehet rasti i Loredanës, reperja merret në pyetje nga prokurori publik në Zvicër

Të ngjajshme

Foda nga Sllovakia: Jemi gati, dijmë të fitojmë edhe si mysafir

Trajneri Franco Foda është paraqitur në konferencë për media...

Shpallje

Unë Azem Hajdari, me numër personal 1004305236 shpall të...

Reperja kosovare, Loredana Zefi është rikthyer bashkë me temën e skandalit që bëri bujë të madhe vitin e kaluar. Ajo dje është marrë në pyetje në zyrën e prokurorit publik në Luzern të Zvicrës, raporton Gazeta Sinjali.

Loredana u shfaq në Prokurorinë e Luzernit në një veturë me targa gjermane, e shoqëruar nga dy truproja.

Para se të hynte në ndërtesë për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, ajo u përshëndet avokatin e saj Thomas Fingerhuth, me të cilin e ndezën nga një cigare, transmeton Gazeta Sinjali.

Pa asnjë shenjë paniku, ajo duket e qetë nga fotografitë e shkrepura nga Blick, pavarësisht se prokuroria po e heton për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje.

Rasti i bujshëm që e përfshin Loredanën në këtë skandal filloi para 4 vitesh, në qershor 2016. Në atë kohë, zvicerania Petra Z. ishte takuar me vëllain e madh të Loredanës. Ai e bindi gruan nga Valais për t’ia dhënë atij një total prej 200,000 franga për “nënën e sëmurë”. Kur Petra Z. kërkoi t’i ktheheshin paratë, ndërhyri reperja.

Petra Z. dhe burri i saj Hans Z. e akuzojnë Loredanën se ajo dhe vëllezërit e saj ua morën atyre rreth 700,000 franga. Rasti u zbulua një vit më parë. Shtëpia e reperes ishte bastisur majin e kaluar. Loredana u arrestua, u mor në pyetje dhe u la e lirë. Prokuroria filloi një hetim me dyshimin për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje.

Loredana ishte prezantuar si avokate me emrin Anna Landmann, duke i ofruar ndihmë çiftit që t’i kthejnë paratë e tyre. Si rezultat, ajo dyshohet se ua vodhi atyre qindra mijëra franga për tarifat e avokatisë.

Seancat dëgjimore për këtë rast ishin planifikuar të zhvilloheshin në shkurt dhe prill, por u shtynë për 18 dhe 22 qershor për arsye të ndryshme.

Nëse akuzat për Loredanën vërtetohen, ajo, përveç tjerash, mund të dëbohet nga Zvicra. Sidoqoftë, prezumimi i pafajësisë vlen ende për të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz