back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeRikthehet në fshat pas 14 viteve, Fahredin Beqiri ka krijuar fond të...

Rikthehet në fshat pas 14 viteve, Fahredin Beqiri ka krijuar fond të pasur shpezësh (Video)

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

I gjendur në malet e Zhegovcit, Vërbica e Gjilanit ka një natyrë të bukur shumëngjyrëshe.

I gjithë ky fshat ka një reliev kodrinoro- malor, me përroska që formojnë lugje përgjatë kodrave. Madje rruga e tij lidh tre qytete.

Fahredin Beqiri, ka jetuar 44 vite në këtë fshat. Mirëpo, për shkak të kushteve infrastrukturore,  bashkë me familjen u largua nga aty, për t’u rikthyer pas 14 viteve përsëri.

Ai ka thënë për RTV Dukagjinin se këtu do të qëndrojë deri në frymën e fundit.

“Kam jetuar në fshat deri në vitin 2004. Pasi isha i angazhuar në SHPK, në mungesë të infrastrukturës rrugore dhe kushteve elementare të jetesës, jam detyrua të lëshoj fshatin dhe të zhvendosem në periferi të Gjilanit. Me kalimin e kohës e kam pa që nuk mundem me i kthye shpinën vendlindjes dhe me kushte vetanake kam sjellë ujësjellësin, rrymën, dhe disa kushte sa për mbijetesë. Pastaj kam filluar një jetë fshatare dhe jam munduar pasurinë e stërgjyshërve me ringjallë”, thotë Fahredin Beqiri.

Dashurinë që ka për kafshët, po mundohet ta tregojë edhe në këtë vend.

Sot, në oborrin e tij gjendën lloje të ndryshme të shpendëve. Ndërsa, ato që i do më shumë janë rosat, që numri i tyre arrin në më  shumë se 40.

“Kohën e lirë e shfrytëzoj maksimalisht në fshat, dhe siguroj disa gjëra elementare që ka nevojë familje. Jam angazhuar në rritjen e disa shpendëve si rosa, qura, pata etj.”.

Për shkak të relievit, toka e këtij fshati është shumë pjellore, në të banorët e mbetur kultivojnë të gjitha llojet bujqësore.

Edhe Fahredin Beqiri, ka të mbjella një pjesë të madhe të tokës së tij. Ai ka thënë se punimi i tokës është kënaqësi për të.

“Kemi disa pemë të mbjella. Bereqeti nuk mungon në këtë vend, por duhet punë normalisht”, tha Beqiri.

Ai ka thënë se nuk mund ta braktis këtë vend edhe nëse do të mbetet banori i vetëm në të./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz