Rikthehet Melinda dhe të gjithë po aludojnë për kë e ka diss-in
dp

Lexo edheZbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Melinda Ademi, ka bërë rikthimin e saj në skenën muzikore. Pas një periudhe pritjeje nga fansat, ajo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “40 BARS“.
Kënga, e cila është publikuar sot në kanalin zyrtar të artistes, ka tërhequr menjëherë vëmendje.
Ajo që po komentohet më së shumti në rrjet është teksti i këngës. Menjëherë pas lansimit, kanë nisur aludimet dhe zërat se “40 BARS” është një ‘diss’ i drejtpërdrejtë.
Vargjet e mprehta kanë bërë që publiku të dyshojë se kujt ia ka kushtuar reperja këto “thumba”.

Lexo edheZbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″
Sipas krediteve të publikuara, kënga është prodhuar nga Aspekt (RedBoxEnt). Teksti i pjesës së parë është shkruar nga Melinda Ademi dhe BimBima, ndërsa pjesa e dytë është shkruar tërësisht nga vetë Melinda.