BallinaShowBizRikthehet “Kafeneja Jonë”? Mësohet se çfarë fshihet pas fotografisë së aktorëve të...

Rikthehet “Kafeneja Jonë”? Mësohet se çfarë fshihet pas fotografisë së aktorëve të serialit

Të ngjajshme

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Shkumbin Istrefi ka zbuluar se çfarë fshihet pas fotografisë ku shihet kasti i aktorëve të “Kafeneja Jonë”.

Seriali “Kafeneja Jonë” është ndër serialet më të pëlqyera në vend, i cili tash e një kohë nuk ka vazhduar me episoda të reja, shkruan lajmi.net.

Në një postim në faqen zyrtare të “Kafeneja Jonë”, aktorët e serialit ishin ribashkuar dhe shtuan shpresat e fansave për ribashkim.

I kontaktuar nga lajmi.net, Shkumbin Istrefi ka zbuluar se çfarë fshihet pas asaj fotografie, duke dhënë kështu një lajm të mirë për publikun.

“Jemi duke e planifikuar një episod për Vitin e Ri në një nga televizionet tona dhe në platformën Gjirafa”, tha Istrefi për lajmi.net.

Po ashtu, ai shtoi se pjesë e këtij episodi do të jenë aktorët që kanë qenë në episodet e kaluara të serialit dhe disa aktorë të tjerë.

Ndërsa, i pyetur se a do të rikthehet ky serial me episoda tjera, ai deklaroi se “Momentalisht jemi mbledhur vetëm për këtë episod të Vitit të Ri. Ta shohim, nëse arrijmë marrëveshje mundemi edhe me vazhdu, por momentalisht jemi duke punuar vetëm në këtë”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz