Rihapet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit
dp

Lexo edheIsh-polici: S’është mirë që Agon Zejnullahut iu vendos gjuri në qafë, në një mënyrë ai u paralizua

Është rihapur pikëkalimi kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, në Han të Elezit.
Kështu ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar.
”Ju informojmë se është hapur kufiri për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave.Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë” thuhet në njoftim.

Lexo edheIsh-polici: S’është mirë që Agon Zejnullahut iu vendos gjuri në qafë, në një mënyrë ai u paralizua
Kufiri u mbyll para rreth tre orësh për shkak të zjarrit./Indeksonline/