back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeRihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar

Rihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar

Të ngjajshme

Tender 300 mijë euro, për shërbime këshilluese për digjitalizimin e pronave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpërblyer...

Aksident në qendër të Prishtinës, vetura humb kontrrollin

Një aksident trafiku ka ndodhur pak para mesnatës në...

Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyllura për disa orë, kur dronë të paidentifikuar hynë gjatë natës në hapësirën e tyre ajrore.

Ky ishte incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë.

Billund, aeroporti i dytë më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, ndërsa ai i Aalborgut, i përdorur si për fluturime civile ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll për tri orë për shkak të futjes së dronëve të mërkurën natën, tha Policia daneze.

Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

Që të pesë këto pika ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të Danimarkës.

Morten Skov, banor i kësaj pjese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa drita të gjelbra që pulsonin nga perëndimi i aeroportit Aalborg, të cilat “qëndronin pezull pikërisht mbi” objektin. Në një video të ndarë me Reuters nga Skov, shihet një dritë që largohet nga aeroporti drejt perëndimit.

Policia kombëtare daneze tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes.

Policia e përshkroi incidentin si “sulmin” më serioz deri tani ndaj infrastrukturës kritike dhe e lidhi me një sërë shkeljesh të dyshuara të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe pengesa të tjera nëpër Evropë, pa dhënë prova konkrete.

Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, mohoi çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagenit. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz