back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRifillon prodhimi në "Ferronikel"

Rifillon prodhimi në “Ferronikel”

Të ngjajshme

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Manaj pritet si “hero” nga tifozët pas rikthimit të tij te Sivasspori

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka bërë rikthimin e tij...

Përfundon votimi i fshehtë në Kuvendin e LDK-së

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin...

Kompania NewCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas, të hënën ka nisur prodhimin. E gjithë teknologjia që kompania zotëron është në gjendje funksionale dhe prodhimi u realizua me sukses pas disa javë përgatitjesh.

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan është blerë së fundmi nga Grupi Balfin.

Kompania ka ndërprerë prodhimin në muajin prill të këtij viti, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

Në një komunikatë për media të kësaj kompanie, thuhet se “pas rinisjes së prodhimit, synimi është të rritet kapaciteti prodhues, të zgjerohet tregu dhe të rriten eksportet, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e rajonit të Drenasit dhe në ekonominë e Kosovës në përgjithësi”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz