Ricky Gervais martohet pas 40 vjetësh lidhjeje: “Vetëm për taksat”

Ricky Gervais ka njoftuar se do të martohet me partneren e tij prej shumë kohësh, Jane Fallon, vetëm për të shmangur taksën e trashëgimisë, pavarësisht se ka kundërshtuar institucionin e martesës për vite me radhë.
Komediani (65-vjeç), pasuria e të cilit vlerësohet në 141 milionë paundë, foli për planet e tij në një intervistë me revistën Saga, transmeton Indeksonline.
Kur u pyet nëse taksa ishte një arsye për t’u martuar me Jane, pasuria e së cilës vlerësohet në 1.3 milionë paundë, Gervais u përgjigj pozitivisht. “Po, është. Dhe do të jetë e vetmja arsye pse do të martohem. Nuk e kemi bërë ende, por nëse nuk ka taksa… çfarë kuptimi ka”! tha ai.

Lexo edhe“911”, Rina me paralajmërim misterioz, çfarë po përgatit këngëtarja?
“Sa më gjatë mund të jemi të martuar? I ndajmë të gjitha paratë, kemi qenë bashkë për 40 vjet. Disa martesa nuk zgjasin as një vit”, shtoi komediani. Ai pranoi se ndoshta do të duhej ta legalizonte lidhjen sa më shpejt të ishte e mundur dhe përfundoi: “Është e tmerrshme, apo jo? ‘Duhet të martohem para se të vdes’”./Indeksonline/















