back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRicky Gervais flet për frikën ndaj shëndetit dhe plakjes: Gjithmonë mendoj se...

Ricky Gervais flet për frikën ndaj shëndetit dhe plakjes: Gjithmonë mendoj se po vdes

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Aktori dhe komediani britanik Ricky Gervais, 63 vjeç, ka folur hapur për frikën ndaj shëndetit dhe efektet e plakjes, duke rrëfyer se shpesh kërkon simptomat në Google dhe bindet se është drejt vdekjes.

“Çdo ditë më kujtohet se po plakem. Lëviz më ngadalë, ndiej më shumë dhimbje”, tha ai.

“Kur zgjohem në mëngjes, ndihem sikur kam këmbë prej druri. E kërkoj në Google, më del se mund të jetë stres, por pastaj lexoj edhe ‘kancer’ dhe them: ‘Po vdes’”, shkruan DailyMail.

Gervais ndau edhe një episod të zakonshëm: “I them partneres sime Jane për një gungë apo dhimbje, ajo më sugjeron të shkoj te mjeku. Unë pyes nëse është serioze, ajo thotë ‘Nuk e di’… dhe aty fillon paniku”.

Komentet e tij vijnë pak ditë, pasi u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame. Gjatë fjalimit, Ricky shkaktoi polemika duke përmendur emrat e Michael Jackson, Bill Cosby dhe Fatty Arbuckle – të gjithë të lidhur me akuza për abuzim – si pjesë të “klubit ekskluziv” të yjeve në Hollywood.

“Është një emocion të jem pjesë e këtij klubi, me emra si Michael Jackson e Bill Cosby,” tha ai me ironi, duke shtuar se nuk kishte përgatitur një fjalim, por gjithsesi kërkoi “falje” për veshjen e tij të zakonshme, pa kostum.

Gervais është i njohur për humorin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë ofendues, veçanërisht në rolet e tij si prezantues i Golden Globes, ku ka shkaktuar reagime të forta për batutat e tij pa filtër. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz