BallinaLajmeRezoluta e ShBA-së për Gazën, OKB-ja miraton planin e Trumpit

Rezoluta e ShBA-së për Gazën, OKB-ja miraton planin e Trumpit

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të hënën miratoi një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara që i jep mbështetje planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe që autorizon një forcë ndërkombëtare të stabilizimit për enklavën palestineze.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, plani 20 pikësh i Trumpit për Gazën është i përfshirë si shtojcë në këtë rezolutë.

Rusia, e cila e ka veton në KS të OKB-së, më herët kishte paralajmëruar se do ta kundërshtonte rezolutën, por gjatë votimit abstenoi duke mundësuar edhe kalimin e saj.

Autoriteti Palestinez të premten lëshoi një deklaratë me të cilën e mbështeti rezolutën e hartuar nga Washingtoni.

Kjo rezolutë ka nxitur kundërthënie në Izrael, sepse dokumenti i referohet një mundësie për shtetësi për palestinezët në të ardhmen.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nën trysni nga partnerët djathtistë të koalicionit qeveritar, tha të dielën se vendi i tij vazhdon të jetë kundër një shteti palestinez dhe u zotua për demilitarizimin e Gazës “me mënyrën e lehtë apo me mënyrën e vështirë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz