BallinaLajme“Rezoluta duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës dhe...

“Rezoluta duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës dhe të votohet me unanimitet”, Çitaku: Kjo që ndodhi sot është e paprecedentë

Të ngjajshme

Gjykata Kushtetuese hapi dyert për vizita të qytetarëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hapur sot dyert e...

Kusari-Lila: Po shikojmë mundësinë për ndërhyrje tek sektori i transportit dhe bujqësisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Hoti: Unë nuk mund ta rrahë Shkëlzen Gashin

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend...

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku pasi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ka folur para mediave.

Ajo ka thënë se sot në këtë mbledhje ka ndodhur diçka e paprecedentë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku nuk është arritur që të dakordohen për rendin e ditës për seancën e së premtes.

“Siç e dini, PDK ka proceduar dhe protokolluar kërkesën për miratimin e një rezolute të veçantë e cila për trajtim do të kishte mbrojtjen e së kaluarës sonë historike dhe trajtimit të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Për ne asnjëherë kjo çështje nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është vetëm e kaluara, është identitet. Kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohemi ne si shoqëri, si institucione, si shtet.”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se kanë synuar edhe në seancën e kaluar por edhe sot, që deputetëve t’i sjellin për miratim një tekst të dakorduar mes grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës, ashtu që të dalin të bashkuar dhe të votohet një rezolutë e tillë me unanimitet, solemnitet dhe seriozitetin që kërkon.

“Kërkesa jonë që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës, është jo si fushë-betejë ku pozita e opozita sulmojnë njëri tjetrin por si një çështje rreth së cilës ne kemi pajtim, do të duhej të trajtohej si pikë e parë e rendit të ditës. Pati një rezistencë të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme nga përfaqësuesit e VV-së që kjo të trajtohet si pikë e parë, dhe miratimi i rendit të ditës tani i mbeti seancës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se nuk do të heqin dorë nga miratimi i rezolutës, dhe do të punojnë me të gjitha grupet parlamentare që Kuvendit t’i prezentohet një rezolutë ashtu siç kërkojnë nga seanca që ta trajtojnë si pikë e parë të rendit të ditës.

Në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, Çitaku e ka përsëritur se e kanë mbështetjen e tyre.

“Pikat tjera të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare. Ju e dini që PDK e ka bërë të qartë që këto marrëveshje i voton, këto janë marrëveshje të Kosovës dhe si të tilla PDK i mbështet.  Ju e dini që në vazhdimësi PDK ka qenë palë konstruktive dhe e përgjegjshme në Kuvend, kemi qenë të gatshëm për dialog, bashkëpunim, kompromis. Por, janë disa tema që ne besojmë që secili prej nesh duhet të jetë i pakompromis e ne duhet të jemi të pakomrpomis në respektimin e dhimbjes, sakrificës dhe të kaluarës sonë”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz