back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRexhep Selimi me këtë këngë e përkujton Luan Haradinajn

Rexhep Selimi me këtë këngë e përkujton Luan Haradinajn

Të ngjajshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Luan Haradinaj.

Deputeti i Vetëvendosjes dhe njëri nga eprorët e parë të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Luan Haradinaj, në 22-vjetorin e vrasjes.

Rexhep Selimi ka përkujtuar heroin Luan Haradinajn me një këngë të Mujë Krasniqit, po ashtu hero i kombit.

Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi ishin ata që për herë të parë dolën publikisht më 28 nëntor të vitit 1997 me emblema të UÇK-së.

Me ta ishte edhe deputeti Daut Haradinaj, vëlla i heroit Luan Haradinaj.

Postimi i Selimit pa ndërhyrje:

NE PERVJETORIN E LUANIT

Si ne cdo pervjetor, edhe sot, 22 vite nga renia e Luanit, ende po e ndiej te fresket kengen qe e kendonte Muje Krasniqi:

“…Pyesin Zanat per Luanin

Kush e rriti ket’ shtatlis

N’sy i shendritke rrezja e diellit

Plaga n’ball hie i kish

 

Me jau shtu shokeve barotin

Si shqiponje malet kalonte

Balle per balle me hordhite serbe

Pushka e tij sa mire kendonte!

 

Ne Gllogjan lindi Luani

Per Liri e rriti nana

Amanet t’ia ruani pushken

Po ua lam’ juve o zana”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz