back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeRexhep Selimi: Ky është plani Thaçi&Mustafa për ndarjen e Kosovën

Rexhep Selimi: Ky është plani Thaçi&Mustafa për ndarjen e Kosovën

Të ngjajshme

Evropa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në...

Arifi: Dialogu është në vdekje klinike – Kosova s’ka Qeveri, nuk ka as palë legjitime me bisedu

Ish-kryenegociatori Avni Arifi vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe...

Ferizaj: Një 21-vjeçare tenton të hidhet nga ballkoni, ndalohet nga policia

Sot, rreth orës 04:30, policia në Ferizaj ka pranuar...

Një 21 vjeçare tentoi të hidhej nga kati i katërt në Ferizaj, Policia arrin ta shpëtoj atë

Një rast vetëvrasjeje është arritur të parandalohet sot në...

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një bisedë për Gazeta Blic, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas Selimit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk duan zgjedhje në Kosovë, teksa sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk dëshiron të ketë zgjidhje për Kosovën.

“Thaçi e Mustafa nuk duan zgjedhje në Kosovë, kurse Vuçiqi nuk do zgjidhje për Kosovën. Ky kombinim veprimesh po don t’a çojë Kosovën vetëm andej kah nuk ka zgjedhje, rrjedhimisht kah nuk ka as zgjidhje”, ka thënë Selimi për Gazeta Blic.

Tutje Selimi thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk u rrëzua as për shkak të tarifës ndaj Serbisë, e as shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme. Thotë se kjo gjë u bë

“Për t’i hapur rrugë një marrëveshje të dëmshme me Serbinë që ka të bëjë me ndryshim kufijsh, shkëmbim territoresh dhe copëtim të brendshëm të Kosovës.

“25 Marsi nuk ndodhi as për tarifën 100% e as si pasojë e shkarkimit të Ministrit të Brendshëm. Mocioni i 25 Marsit ndodhi për t’i hapur rrugë një marrëveshje të dëmshme me Serbinë që ka të bëjë me ndryshim kufijsh, shkëmbim territoresh dhe copëtim të brendshem të Kosovës. Me LV-në në qeveri dhe me Kurtin Kryeministër dihet që kjo nuk mund të ndodhë. Prandaj u bashkuan në veprim Thaçi e Mustafa”, ka thënë tutje Selimi.

Rexhep Selimi thotë se Serbia është duke e pritur momentin për të vazhduar me planin për Kosovën.

“Në anën tjetër edhe Serbia po pret të veprojë në të ardhmen sapo të kenë mbaruar veprimet e Thaçit e Mustafës.

Edhe ashtu Vuçiqi ka deklaruar që po e pret heqjen e tarifës dhe të reciprocitetit për të vazhduar me planin për Kosovën”, ka përfunduar Selimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, po pret që ta marrë mandatimin për formimin e qeverisë së re.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tregoi sot se kryetari i partisë, Isa Mustafa e ka mbështetjen e plotë për të qenë kryeministër në qeverinë e re, që pritet të formohet me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz