Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ironizuar me rrëzimin e koalicionit PAN, pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe shkuarjen e vendit drejt zgjedhjeve.
Selimi ka përdorur rrëzimin e një pjese të urës në Veternik, ku besohet se ka ironizuar me rrëzimin e koalicionit mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.
“A ra vetë, apo e rr’zoj dikush, nuk po e di… veç kjo ra!”, shkruan Selimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Koalicioni PAN, ishte bërë në qershor të vitit 2017, duke garuar së bashku në zgjedhjet e atij viti.
Si koalicion kishin arritur të dalin të parët me një diferencë shumë të vogël të votave karshi Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte e vetme në ato zgjedhje.
PAN për të arritur ta formojnë qeverinë, kishin marrë me vete edhe AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Listën Serbe.
Pas gati dy vjet qeverisje, ky koalicion u nda pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.