Rexha shpjegon gjestin pas golit: U atakua pa të drejtë Superliga
BILLI

Lexo edheZeka me dedikim të veçantë për golin, flet gjithashtu edhe për ndeshjen e rradhës!

Feronikeli është kualifikuar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku në raundin e parë takohet me ekipin e TNS (The Neë Saints) nga Uellsi.
Kastiot Rexha e ka shënuan golin e fitores, ku pas tij ka bërë me gjest që të ‘mbyllen gojët’ e kritikëve.
Sipas tij, futbollistët e Superligës janë atakuar pa të drejtë pas ndeshjeve të para të Feronikelit dhe Prishtinës.
“Ka pasur shumë kritika këto ditë se futbollistët e futbollit kosovar nuk e meritojnë Përfaqësuesen e Kosovës. Ne nuk po e kërkojmë Përfaqësuesen e Kosovës, nuk jemi ankuar që nuk na kanë ftuar”, deklaroi Rexha për RTK.

Lexo edheZeka me dedikim të veçantë për golin, flet gjithashtu edhe për ndeshjen e rradhës!
“Na kanë kritikuar që nuk kemi luajtur bukur, por këto ndeshje duhet të luhen për t’u fituar. Është nënçmuar shumë Superliga këto ditë dhe kjo i bën shumë keq futbollit tonë”.
“Edhe Prishtina ka bërë lojë të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohet”, shtoi ai.