back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeRevista ku ofendohej UÇK-ja, Basha: Është hequr emri im nga autorësia, nuk...

Revista ku ofendohej UÇK-ja, Basha: Është hequr emri im nga autorësia, nuk kisha autorësi në pjesën tjetër të publikimit përveç kapitullit 3

Të ngjajshme

Putin “selam” Evropës: Nëse doni luftë, Rusia është gati

Presidenti i rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëse...

I dyshuari që theri të fejuarën e tij është pjesëtar i FSK-së

I dyshuari për therjen e të fejuarës së tij...

Prada – pronare e re e Versace-s

Gjiganti i modës, Prada, zyrtarisht ka kompletuar blerjen e...

Serbi: Arrestohet një i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Autoritetet në Serbi kanë arrestuar sot një person, i...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka njoftuar se i është hequr emri i tij nga autorësia, në revistën “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”.

Në këtë revistë, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Basha ka thënë se me t’u vënë në dijeni që në punimi i tij i studimeve para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, ku thotë se gabimisht ishte listuar si bashkë-autor, ai ka bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa ku ka kontribuar ai, kapitulli 3 të hiqet tërësisht nga ai publikim.

“Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr”, ka shkruar Basha në Facebook. 

Në punimin e publikuar më 2012 thuhet se përveç se UÇK-ja është “financuar nga trafikantët e drogës”, mbështetja nuk përfshinte vetëm para.

“Por, trafikantët e drogës dërguan persona të armatosur për të luftuar së bashku me UÇK-në dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

“Teksa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë për t’u matur, ekzistojnë raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqishëm një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, u tha në këtë punim.

Sipas punimit, në Belgjikë bosi i “të ashtuquajturës mafi shqiptare la fishekë para dyerve të anëtarëve të diasporës shqiptare si kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata kishin paguar për mbështetjen e Qeverisë në hije dhe UÇK-në, në të vërtetë nuk ishin ‘vullnetare’”.

Punimi pretendon se mbijetesa e UÇK-së “varej nga financimi që ofronin banditët patriotë, që operonin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare sikurse Vendlindja Thërret”.

Në punim, lufta në Kosovë më 1998-99 vlerësohet si “konflikt etnik”, teksa aty pretendohet se agjencitë perëndimore të inteligjencës “shpesh mbyllën sytë ndaj bashkëpunimit mes krimit dhe politikës në Kosovë”.

“Që nga fillimi i viteve 1990, shumë ishin të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës. Pas konfliktit, UÇK-ja vetë u shpërbë formalisht, megjithatë shumë ish-komandantë të UÇK-së u përfshin në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi”, thuhet në këtë punim.

Në lidhje me këtë revistë, kanë ardhur reagime të forta dhe të ashpra si nga OVL-UÇK, ashtu edhe nga akterë politikë nga PDK, AAK dhe LDK si dhe nga anëtarë të shoqërisë civile e qytetarë. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz