back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaSportRevista e UEFA-së, shkrim special për Shqipërinë

Revista e UEFA-së, shkrim special për Shqipërinë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Revista javore e UEFA-s i ka dedikuar një speciale suksesit historik të Shqipërisë, që u kualifikua për herë të parë në filanet e një Europiani.

Tre prej personazheve të këtij suksesi, trajneri Gianni De Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, kanë treguar emocionet, që nga nisja e eliminatoreve, te fitorja që vulosi kualifikimin në Armeni dhe festa madhështore në Tiranë, transmeton Koha.net.

“E nisëm me fitore në Portugali dhe kjo na shtoi besimin se së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha. Duhet të ishim shumë të motivuar dhe të shmangnim mendimet se do të ishte e pamundur për ne. Gjëja më e mirë ishte se kur lojtarët më panë, vendosën dorën në zemër dhe thanë: ‘respekt’. Mendoj se ajo është gjëja më e bukur për mua, sepse ata kuptuan se pas gjithë këtyre rezultateve, unë kisha dhënë ndihmën time në arritjen e objektivit madhor”, tregon trajneri kuqezi, bën të ditur FSHF-ja përmes faqes zyrtare.

Kurse Lorik Cana është shprehur se momenti i kualifikimit për të ishte shkarkimi i emocioneve të mbledhura në 13 vite me Kombëtaren e Shqipërisë.

“Ëndrra ime e madhe ka qenë që me ekipin e kombit tim të kualifikohem në një event si Kampionati Europian. Kur fituam në Armeni dhe vulosëm kualifikimin, aty ishte shkarkimi i gjithë emocioneve, lumturisë, stresit, dashurisë, pasionit dhe zhgënjimeve që kam përjetuar në 13 vite me Kombëtaren. Tashmë në Francë do jenë shumë tifozë shqiptarë dhe besoj se do të kalojmë diçka të paharrueshme. Dhe pse jo edhe ne të themi fjalën tonë”, thotë kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Ndërsa Sokol Cikalleshi ka thënë se pritja e tifozëve në Tiranë ishte mrekullua vet.

“Që para fillimit të eliminatoreve, në skuadër ndihej diçka ndryshe, duke filluar nga harmonia dhe besimi që kishim te forcat tona. Duke futur këtu edhe mbështetjen e mrekullueshme të tifozëve tanë, ne besonim se mund të bënim diçka të madhe. Fituam në Portugali dhe ne kemi një shprehje: ‘fillimi i mbarë është gjysma e punës’. Pas fitores në Armeni, kur mbërritëm në Tiranë, të gjithë njerëzit kishin dalë në rrugë dhe kjo ka qenë mrekullia vet”, ka thënë Cikalleshi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz