Reshjet e fundit në Drenas shkaktojnë dëme, ura bëhet e pakalueshme
03

Lexo edheArrestohet një femër në Drenas, shkeli me veturë një vajzë të mitur

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në Drenas, transmeton drenicapress.info
Lidhur me këtë, komuna e Drenasit ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen Avdyli në Dobroshec është bërë e pakalueshme.
Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.
Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Lexo edheArrestohet një femër në Drenas, shkeli me veturë një vajzë të mitur
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre.
Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre. /DrenicaPress/