BallinaBotëRepublikanët sfidojnë Trump-in, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Republikanët sfidojnë Trump-in, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Të ngjajshme

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të...

Sërish dhunë mes tifozëve, kësaj radhe në Shtime / Arrestohen disa prej tyre!

Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e...

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar dhe kërcënimet potenciale kibernetike rus ndaj ushtrisë.

Ky është një qëndrim i kundërt i partisë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump i cili i fitoi zgjedhjet si i nominuar i republikanëve.

Trump ka hedhur poshtë dyshimet se Rusia ka pasur ndonjë rol në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa është shprehur se ka dëshirë “t’ia kalojë më mirë” me Rusinë.

Udhëheqësi i Komitetit për Shërbimet Ushtarake të Senatit, John McCain, është duke e përgatitur një hetim rreth ndërhyrjeve kibernetike ruse në sistemin e armatimit amerikan.

Udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, të cilin Trump e ka pasur si kandidat për Sekretar të Shtetit, gjithashtu ka qëllim që të mbajë seanca dëgjimore gjatë vitit të ardhshëm rreth dyshimeve për ndërhyrjet kibernetike ruse.

McCain dhe Senatori Lindsey Graham janë dy republikanët që po mbajnë qëndrimet më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa kanë qenë shumë kritik edhe ndaj Trump për lëvdatat që i ka thënë për presidentin rus, Vladimir Putin./Rel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz