Reporterja që ishte afër gazetarit të NY Times në Ukrainë, tregon se si u vra kolegu i saj
dp

Lexo edhePutin përfundon telefonatën me Scholz dhe Macron, dalin detaje nga biseda

Brent Renaud, regjisor amerikan i vlerësuar me çmime, puna e të cilit është shfaqur në New York Times dhe media të tjera, është vrarë nga forcat ruse në Irpin, qytetin pranë Kyivit. Juan Arredondo, një fotograf amerikan, u plagos, raporton The Guardian.
Renaud u godit në qafë dhe vdiq pasi u vu nën zjarrin rus ndërsa punonte në Irpin të dielën, sipas zyrtarëve të policisë lokale dhe burimeve të shumta ukrainase, përcjell Gazeta Express.

Lexo edhePutin përfundon telefonatën me Scholz dhe Macron, dalin detaje nga biseda
Jane Ferguson, një reportere e PBS Newshour, e cila ishte afër kur Renaud u vra, shkroi në Twitter: “Sapo u largova nga vendi buzë rrugës pranë Irpin, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej nën një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë fazë. Oficeri i policisë ukrainase i indinjuar: “Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari”.