BallinaLajmeLajmet e FunditReperit Diddy i shtyhet lirimi për një muaj, arsye shkelja e rregullave...

Reperit Diddy i shtyhet lirimi për një muaj, arsye shkelja e rregullave në burg

Të ngjajshme

Mustafa: VV-ja nuk ka interesim për me dalë nga kriza

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka...

Dërguti: A nënkupton kjo që Osmani i ka 34 ditë shtesë në zyrë?

Opinionistja Aida Dërguti në emisionin Rubikon në Klan Kosova...

Zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reperi Diddy nuk do të lirohet edhe një muaj më shumë se data e paraparë në fillim.

Reperi pritej të dilte nga burgu i Fort Dix në Neë Jersey më 8 maj 2028. Tani data është shtyrë më 4 qershor 2028.

Arsyeja pas ndryshimit të datës mbetet e qartë, por ka ndodhur menjëherë pas raportimeve se Combs ka shkelur rregulla të shumta të qëndrimit në burg.

Javën e kaluar TMZ shkroi se Diddy ishte në telashe me autoritetet e burgut për konsum të alkoolit artizanal të prodhuar nga sheqer i fermentuar, pije e gazuar dhe mollë.

Zëdhënësi i tij tha se reperi është “i përqendruar te përshtatja, puna me veten dhe përmirësimi i përditshëm.”

“Si me çdo individ të njohur në një ambient të ri, do të ketë shumë thashetheme dhe histori të zmadhuara gjatë qëndrimit të tij atje, pjesa më e madhe të pavërteta. Ne kërkojmë që njerëzit t’i japin përfitimin e dyshimit, privatësinë që të përqendrohet në rritjen e tij personale”, shtoi ai.

CBS News raportoi të premten se Combs kishte marrë pjesë në një telefonatë tripalëshe të ndaluar.

Biseda e dyshuar ndodhi më 3 nëntor, katër ditë para se ai të transferohej në burgun ku po qëndron. Diddy tha se nuk e dinte që “telefonatat me palë të treta ose tripalëshe nuk lejohen” pasi nuk i ishte dhënë manuali i pranimit dhe orientimit në burg.

Përfaqësuesi i tij mohoi që “telefonata proceduriale” të ishte “e papërshtatshme” pasi ishte “e mbrojtur sipas privilegjit avokat-klient.”

Combs ndodhet pas hekurave që në shtator 2024, ndërsa dënimi i tij u shpall në tetor të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz