back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaShowBizReperi nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda

Reperi nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda

Të ngjajshme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me...

Reperi nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, është deklaruar...

Australi – Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë, plagoset një tjetër

Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër...

Dy oficerë policie të vrarë nga të shtënat në një qytet të Australisë

Policia australiane ka konfirmuar se një “incident aktiv” është...

Australia fajëson Iranin për dy sulme, dëbon ambasadorin e saj

Australia akuzoi Iranin të martën për kryerjen e dy...

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Los Angeles, pasi u përball me katër akuza për krime të rënda, përfshirë plagosjen e një oficeri policie dhe rezistencën ndaj arrestimit.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, rrezikohet deri në pesë vite burg nëse shpallet fajtor.

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari u arrestua javën e kaluar në Studio City, pasi u raportua se po ecte nudo përgjatë Ventura Boulevard, shkruan DailyMail.

Kur policia ndërhyri, ai dyshohet se i sulmoi oficerët, duke shkaktuar lëndime tek tre prej tyre.

Lil Nas X më pas u dërgua në spital për një mbidozë të dyshuar, ndërsa më pas kaloi fundjavën në burg. Lirimi i tij me kusht u vendos në shumën 75,000 dollarë (69,300 euro).

Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë reperin duke ecur nëpër rrugë vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme kaubojsh, ndërsa më vonë u pa plotësisht lakuriq duke iu afruar makinave që kalonin.

Çizmet e tij të bardha përfunduan madje në shitje në eBay për 10,000 dollarë (rreth 9,240 euro), të ofruara nga një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur pak muaj para se Lil Nas X të publikojë albumin e tij të dytë, Dreamboy.

Reperi, fitues i dy çmimeve Grammy me superhitin Old Town Road, është bërë një nga emrat më të diskutuar të muzikës, si për sukseset e tij ashtu edhe për provokimet artistike që kanë ndezur shpesh debat në publikun amerikan. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz